Elbasan- Dëmtohet shtesa në pallatin 5 katësh, banorët të frikësuar: Të verifikohet nëse mund të banojmë këtu apo jo

Një shtesë 5 katëshe në lagjen 11 Nëntori në Qytetin e Elbasanit është dëmtuar rëndë nga tërmeti i rënë në 26 nëntor në Elbasan. Shtesa prej pesë katesh e ndërtuar me leje dhe e hipotekuar i rrezikon jetën 5 familjeve në afërsi te ish-Spitali Kirurgjik në Elbasan. Banorët shprehen se janë ankuar pranë Bashkisë Elbasan, por deri tani askush nuk ka shkuar për të verifikuar demet dhe t’i saktësojë banorëve  nëse kjo shtesë, e cila është dëmtuar që nga tërmeti  21 shtatorit, rrezikon apo jo të shembet. Ato kërkojnë që dëmet të inspektohen pasi po qëndrojnë në ambientet e banesave të tyre të trishtuar nga frika e pas lëkundjeve./shqiptarja.com