Saturday , December 10 2016
dermatosis-640x375

Elbasan/ Dermatoza nodulare, asgjësohen 102 gjedhë të sëmura

Rrethi i Elbasanit u prek shumë nga sëmundja e gungore e lëkurës, që shfaqet te gjedhet, ose siç quhet në gjuhën shkencore “dermatoza nodulare e gjedhit”.

Elbasani plus ka sjellë shumë kronika përsa i përket kësaj sëmundjeje, madje edhe specialistë për të informuar qytetarët rreth saj. Mësohet se janë asgjesuar deri më tani 102 kokë gjedhë dhe janë mbi 506 gjedhë të infektuar nga kjo lloj sëmundjeje. Problemi më i madh sot për të gjithë fermerët e qarkut është mungesa e vaksinave.

Shumë familje që kanë humbur gjedhët e tyre, si pasojë e kësaj sëmundje dhe mos vaksinimit në kohë të saj, kërkojnë nga shteti që të konpensohen, pasi, siç shprehen vetë fermerët, ishin pasuria e tyre familjare.

Drejtoria e Bujqësisë nëpërmjet përgjegjësit të shërbimit veterinar në qark konfirmon përhapjen e sëmundjes edhe në zonën fushore të Elbasanit. Sipas Fatmir Ozunit janë shpërndarë një sasi e madhe vaksinash, por aktualisht ka një mungesë dhe po bëhen përpjekjet që vaksinat të sillen sa më shpejt.

Aktualisht sëmundja po përhapet me shpejtësi në zonën e Dumresë dhe Sulovës. Përveç kafshëve të llojit gjedh, kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *