Monday , December 5 2016

Elbasan/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 26-vjeçari

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. F., 26  vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  duke drejtuar  mjetin tip “BMW” veturë me targa AA755IV,  në Cërrik u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur” parashikuar  nga  neni 291 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *