Sunday , December 11 2016

Elbasan/ E ngeli në provim, nxënësi rreh mësuesen

Ditën e djeshme Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të adoleshentit me iniciale P.XH, 17 vjeç, banues në Elbasan.

I riu është denoncuar nga mësuesja e një shkolle, K.M, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, me arsyetimin se e kishte goditur për shkak të detyrës.

Adoleshenti ndodhet pranë zyrave të komisariatit të policisë Elbasan për të sqaruar situatën.

Mësohet se mësuesja e kishte ngelur në provimin e vjeshtës dhe nxënësi ka reaguar duke ushtruar dhunw fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *