Monday , October 22 2018
Loading...

Elbasan/E paralizuar dhe e vetme në banesë, gjendet disa ditë pasi kishte ndërruar jetë 70-vjeçarja

 

Ankesa e komshinjve të një shtatëdhjetë vjeccareje, ka zbuluar kufomën e kësaj të fundit, në banesën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, banorë të një pallati në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan janë ankuar se, nga brendësia e një apartamenti në katin e pestë vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.

Pas hyrjes në apartament ku janë kryer hetime në praninë e prokurorit, oficerit të policisë gjyqësore dhe mjeku ligjor kanë gjetur një kufomë në fazën e dekompozimit të plotë.

Njoftimi i policisë: 
Elbasan/Mbrëmë banorë të një pallati në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan kanë paraqitur rastin se nga një banesë në një pallat në rrugën që lidh bashkinë e këtij qyteti me ish-shkollën Pedagogjike nga brendësia e një apartamenti në katin e pestë vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.

Me urdhër të prokurorit, kufoma e seksit femër është dërguar për identifikim dhe autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore. Sipas hetimeve paraprake, në këtë apartament ka jetuar e vetme një grua e paralizuar rreth 70 vjeçe .