Sunday , December 4 2016

Elbasan, fluks fëmijësh në spital të toksikuar nga kërpudhat

Raste masive të fëmijëve të toksikuar nga kërpudhat helmuese në pediatrinë e Elbasanit.

Mjekët thonë se shtimi i rasteve ka ardhur si pasojë e konsumit të tyre, nga pakujdesia, ndërsa shtojnë se kryesisht kërpudhat janë blerë në tregun fshatar.

Irena Palloshi, pediatre: Në Spitalin e Pediatrisë kemi raste të helmimit nga kërpudha. Ky është një problem për të cilin u bëjmë thirrje prindërve që jetojnë në fshatra, të kenë kujdes, t’i njohin mirë kërpudhat që u japin fëmijëve të tyre. T’i parandalojnë fëmijët që të mos i këpusin vetë këto kërpudha, pasi në shumë raste helmimi nga këto kërpudha ka një përgjigje fatale, pra deri në humbjen e jetës. Ndihma e parë është paraqitja në spital. Fëmija duhet të provokojë të vjellat. Vetëm në 5 ditët e fundit, janë konstatuar të paktën 12 raste fëmijësh me shenja toksikimi si rezultat e konsumimit të kërpudhave helmuese. Ora News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *