Monday , December 5 2016
pol

Elbasan/ Forca të shumta policie, terrorizohen qytetarët (Foto)

Policia pushton Elbasanin. Forca të shumta policie kanë pushtuar Elbasanin. Qindra forca policie, ndërhyrja e shpejtë madje dhe Renea kanë zbarkuar në Elbasan. Ardhja e ekipit të Izraelit nga Tirana është shoqëruar nga forcat Renea, siç mësohet në afërsi të metarlugjisë një automjet tip benc me ngjyrë të kuqe është futur në parakalim duke vënë në alarm forcat Renea që shoqëronin autobusin.

Ky tension ka zgjatur vetëm pak sekonda pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga ana e policisë. Nga burime konfidenciale mësohet se në Elbasan janë të dislokuara 1000 forca policie si dhe dhjetëra punonjës të shërbimit informativ, pa permendur këtu forca sigurie të ardhura nga Izraeli. Përreth Stadiumit “Elbasan Arena” ka forca të shumta, madje dhe të armatosura rëndë.

Pamja që të ofrohet të jep përshtypjen e një shtetrrethimi dhe pse është thjeshtë një ndeshje futbolli. Në afërsi të stadiumit forcat e ndërhyrjes së shpejtë urdhërat i marrin nga njerëz civilë Izralit.

Përpos kontrollit të imtësishëm janë penguar që të futen në stadium edhe punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit. Policët justifikohen se urdhërat për t’u afruar stadiumit i japin policët e ardhur nga Izraeli. Kjo është një situatë lufte e krijuar artificialisht që po terrorizon qytetarët.

pol pol1 pol2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *