Tuesday , December 6 2016

Elbasan/ Gjashtë familje përfitojnë bonuse strehimi

Strehimi është sot një nga problemet më të mëdha, veçanërisht për familjet në nevojë.

Shtresa më e prekur në Elbasan nga kjo problematikë vjen kryesisht nga komuniteti rom.

Falë lobimit të kryer nga Lëvizja Rinore Egjiptiane&Rome tashmë gjashtë familje nga qyteti i Elbasanit do të kenë mundësinë të përfitojnë buonuse strehimi, raporton elbasani plus.

Familjet në fjalë bashkë me përfaqësuesit e lëvizjes rome kanë zhvilluar në këtë kuadër një takim në bashkinë Elbasan.

Sipas këtij akordi familjet e pastreha do të përfitojnë nga bashkia subvencion të gjysmës së vlerës së qirasë.

Sipas tyre kjo është një zgjidhje provizore pozitive që lehtëson disi këto këto familje të pastreha./F.M

bonuse-stre bonuse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *