Saturday , December 10 2016

Elbasan/ Gjergj Ruli rizgjidhet në krye të atletikës (Video)

Federata e atletikës ka zhvilluar zgjedhje për organet drejtuese në qytetin e Elbasanit.

Sekretari i fedaratës Nikolin Dionisi gjatë fjalës së hapjes theksoi se kjo federatë për këtë vit me vetëm 9 milionë lekë ka zhvilluar mbi 30 aktivitete, të cilat i kanë dhënë këtij sporti një përfshirje më të madhe.

Gjatë këtij viti në Elbasan u zhvillua kampionati për të rinj i atletikës, ndërsa vitin tjetër po në Elbasan do të zhvillohet Ballkaniada e Atletikës, duke e kthyer Elbasanin në një nga qytetet kryesore për zhvillimin e këtij sporti.

Presidenti i Federatës së atletikës Gjergji Ruli, tha se gjatë katër vjetëve është punuar shumë për ta përhapur këtë sport i cili po shkonte drejt zhdukjes.

Ruli përmendi edhe medaljen e Argjentë që mori atletja Luiza Gega në kampionatin e fundit europian si një sukses jo vetëm të atletikës por të mbarë sportit.

Në përfundim të mbledhjes delegatët rizgjodhën në krye të Federatës së Atletikës Gjergj Rulin, i cili kandidoi i vetëm pasi rivalja e tij Zhulje Bajko u tërhoq nga gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *