Tuesday , December 6 2016

Elbasan/ Kanosin 48-vjeçarin, bie në pranga shtetasi, në kërkim vëllai i tij

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe goditur me sende të forta një 48-vjeçar.

Policia vuri në pranga E. Ç. me banim në Elbasan, ndërsa vëllai i tij 27-vjeçar E.Ç u shpall në kërkim.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ata akuzohen se kanë kanosur dhe  goditur me sende të forta R.N, 48 vjeç, banues në Elbasan. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *