Monday , November 20 2017

Elbasan/ Kështu do të duket parku “Rinia” pas disa muajsh (Video)

Ka filluar rikonstruksioni i parkut Rinia në Elbasan. Rreth 250 milion lekë të reja grant i miratuar nga fondi i zhvillimit të rajoneve do të mundësoje rikonstruksionin e plotë të parkut popullor ose siç quhet ndryshe parkut Rinia në qytetin e Elbasanit. Sipas drejtorit të projektimit inxhinierit arkitekt Gentjan Tabaku, parku Rinia do të ndërtohet në kushte bashkëkohore për ti shërbyer sa më mirë banorëve të Elbasanit. Sipërfaqia mjedisore e parkut do të rritet nga 70 mijë metër katrorë që është aktualisht do të bëhet 82 mijë metra katror sepse në sipërfaqen mjedisore të parkut do të futet dhe sipërfaqia mjedisore e varrezave të dëshmorëve. Pjesa e varreve do të ruhet si varrezë dëshmorësh. Sipas Gentjan Tabakut do të ndërtohen shëtitore nëntokësore, kënde lojrash për fëmijë, vendet e ndenjes për të gjithë kategoritë e moshave, pista e vrapimit, fusha basketbolli. Ndriçimi është i pranishëm në të gjithë aksesorët e parkut është me tre nivele dhe do të jetë me sistemin led. “Rikonstruksioni i parkut Rinia është i plotë, do të bëhet gjithçka përveç gjelbërimit i cili do të ruhet ekzistuesi” theksoi drejtori i projektimit Gentjan Tabaku. Sipërfaqia mjedisore do të jetë e pranishme në mjediset e parkut, do të priten 40 pemë për sistemimin e rrugëve por do të rimbillen 300 të tjera. Ky rikonstruksion është parashikuar të mbaroje brenda 15 muajve nga koha e fillimit të rikonstruksionit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: