Elbasan-Konkurencë e madhe për postin e Drejtorit të Arsimit

Në Elbasan do të këtë garë të fortë për postin e kreut të ri të zyrës arsimore. Të paktën tetë kandidatura janë rregjistruar për konkursin e shpallur për kētë post. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit konfirmuan se një pjesë e konkurentëve për këtë post janë drejtuese shkollash me një karrierë të gjatë pune në sektorin e arsimit.

Ndër tetë konkurentët e Elbasanit rezultojnë vetëm dy meshkuj, njëri prej të cilëve jashtë sistemit arsimor.

Sipas burimeve të “BW” kandidatët e rregjistruar për postin e drejtuesit të zyrës arsimore të bashkisë së Elbasanit janë Anila Çota aktualisht drejtore e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, Darina Varfi(Ago), drejtore në shkollën “Abdyl Paralloi”, Merita Xhika, mësuese në Mollas, Suela Shuteriqi, mësuese te shkolla e gjuhëve të huaja, Jonuz Beqiri, drejtues në shkollën e fshatit Fushë Buall, Silvana Gjoshi ,zv.drejtore në Katund i Ri dhe Lulzim Abdiaj.
Konkursi i po i paraprin reformit të gjitha strukturat drejtuese të zyrave arsimore në të gjitha bashkitë e vendit tonë. Aplikantë do t’u nënshtrohen dy testeve specifike, me shkrim dhe me gojë, rezultatet e të cilëve do të vendosin përfundimisht se cilët do të jenë fituesit, ata të cilët do të vihen në krye të institucioneve arsimore të 61 bashkive në vend për të eliminuar kategorikisht emërimet klienteliste dhe për t’i hapur rrugë meritokracisë. Vlerësimi i aplikantëve do të bëhet nga një juri, e përbërë nga ekspertë të fushës të cilët do të përzgjedhin më të mirët mes konkurentëve në përputhje me kriteret e parashikuara .
Interesimi për të qenë drejtor i zyrave arsimore në vend rezulton të jetë jashtëzakonisht i madh dhe nga statistikat rezulton se ka konkurentë me eksperiencë mjaft të gjatë në arsim ku veçohet Elbasani me tetë konkurentë për një vënd ku rreth 75 % e konkurentëve janë femra .Kandidatët do ti nështrohen këtë fillim javë testit me shkrim e më pas atij me gojë përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga personalitete të arsimit.Përveç kritereve të përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil konkurentët duhet të kenë përvojë dhe kjo është një tjetër pikë e rëndësishme, ku kërkohen të paktën 5 vjet përvojë profesionale dhe menaxhuese .
Esmeralda Nuhaj (Prodani)