Sunday , December 11 2016

Elbasan, krasiten pemet tek rruga “Rinia” (Foto)

Sektori i Pastrim-Gjelbërimit pranë bashkisë Elbasan ka ndërhyrë këtë mëngjes pranë rrugës së Universitetit A.Xhuvani duke kryer krasitjen e pemëve që gjenden përgjatë dy krahëve të këtij bulevardi.

14826297_10207448946961369_98087749_n

Fillimisht është krijuar ideja se këto pemë disa vjeçare do të priteshin pasi aktualisht po kryhen punime edhe në këtë rrugë, por më pas inspektorët e këtij sektori kanë sqaruar se bëhet fjalë vetëm për shkurtim të degëve të tyre.

14885866_10207448791757489_677960444_n

Realisht nëpër këto pemë kalojnë kabuj të shumtë të sistemit elektrik apo linjave të telefonisë, duke e kthyer lartësinë e tyre në një pamje kaosi që vështirë se zgjidhet.

14872575_10207448791277477_1415655873_n

Gjithsesi krasitja e tyre tashmë duket se ofron më tepër frymëmarrje, veçanërisht për banorët e pallateve apo bizneset që operojnë në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *