Monday , April 23 2018

Elbasan/ Krijohet Këshilli Vendor për Siguri Publike. Ja si do të funksionojë

Në  Elbasan u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, krijimi i të cilit bazohet në ligjin e ri për Vetëqeverisjen Vendore dhe në ligjin për Policinë e Shtetit. Këshilli Vendor i Sigurisë është një organ këshillues për çështjet e sigurisë, në bashkëpunim me policinë dhe institucione të tjera, i cili synon që të ndikojë për përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në komunitet.

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, do të jetë kryesuesi i Këshillit Vendor për Siguri, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut, si dhe drejtues te institucioneve të tjera si, Gjykata, Prokuroria, Prefektura, Shëndeti Publik, Partitë Politikë, Komunitetet Fetare dhe Shoqëria Civile.

Në fjalën e tij në mbledhjen e parë të këtij këshilli, Sejdini theksoi se: “Për të realizuar këtë, kërkohet që të punojmë të gjithë bashkë, zyrtarë, përgjegjës të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe zyrtarë të nivelit lokal, për të zbatuar politikat e qeverisjes së mirë. Ky koncept në shumë vende të botës njihet si Policimi në Komunitet dhe i tillë kërkohet të zbatohet edhe tek ne, në fakt është një koncept i cili promovon zhvillimin e strategjive që mbështesin partneritetin sistematik dhe teknikat e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve.

Në këtë proces Bashkia e Elbasanit mbështetet nga prezenca e OSBE, që gjithashtu do të asistojë Bashkitë e Korçës dhe Gjirokastrës.

Përfaqësuesja e OSBE vlerësoi Bashkinë e Elbasanit, qe edhe këtë herë ishte pararojë për një proces mjaft të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: