Sunday , December 4 2016

Elbasan/ “Kriva” përplaset me pemën në rrugën e blinave, bllokohet trafiku (Foto)

Rreth orës 19-00 të mbrëmjes së sotme një pemë ka zënë rrugën e blinave. Sipas infomacioneve të para pema që eërdhën për portalin tonë elbasaniplus pema ishte shkëputur vetë nga rrënja duke bllokuar rrugën në të dyja kahet.

Por sipas informacioneve të ardhura nga ndjekësit tanë, ka qenë autobusi urban që vinte nga kahu tjetër i cili u përplas me pemën, ku kjo e fundit u shkëput dhe ra sipër një makine që ishte parkuar aty pranë. Brenda në makinë ndodheshin disa persona duke rrezikuar edhe jetën e tyre që ndodheshin në të.

Policia menjëherë mori masat që të devijojë trafikun. Pas gati një ore pema u largua nga rruga, nga punëtorët e bashkisë dhe në këto momente qarkullimi i makinave bëhet lirshëm.

lio lio1 lio2 kriva kriva1

Nje koment

  1. Po pregatisni terrenin te prisni pemet e blinave tani?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *