Sunday , December 4 2016

Elbasan/ Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet shtetasi

Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • V. T., 31  vjeç, banues në Elbasan

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  në Lagjen “Visarion Xhuvani” dyshohet të ketë kundërshtuar me dhunë  punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *