Saturday , December 3 2016

Elbasan, mbahet forumi kundër trafikimit. Elbasani arritje në këtë aspekt

Në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, u mbajt takimi i Komitetit Rajonal Antitrafik për qarkun, me temë “Ndal Trafikimin! Bashkë mundemi!”

Në këtë forum morën pjesë Koordinatori Kombëtar Antitrafik Znj. Elona Gjebrea, Prefekti i Qarkut Elbasan z. Arben Kamami, nën/ kryetari i Bashkisë z. Ervin Saraçi, Drejtori i Policisë Vendore në Qark z. Alfred Çepe si edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Bukurosh Stafa.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe të rinj nga shkollat në qytet, të cilët ndoqën nga afër forumin e antitrafikut.

Nga të pranishmit në këtë forum u vu theksi tek parandalimi i trafikimit dhe me bashkëpunimin me njëri-tjetrin do të jetë më e lehtë lufta ndaj trafikimit.

14859350_2144657232426389_419912257_o 14876279_2144656992426413_581559931_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *