Në datat 20-21-22 tetor në orën 18:00 në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, do të mbahet takimi kombëtar i orkestrave të harqeve – muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë tetë qytete si: Elbasani, Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, Fieri, Berati dhe Shkodra.
Aktiviteti i harqeve mbështetet nga Ministria e Kulturës, si edhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini.
Mësohet se hyrja për të parë nga afër shfaqjen gjatë këtyre tri ditëve do të jetë e lirë, për t’u dhënë mundësinë spektatorëve të mbushin sallën e teatrit “Skampa”.
Mesa duket, ky sezon në këtë teatër do të ketë shumë shfaqje të zhanërve të ndryshëm, për të rikthyer edhe njëherë si dikur në qytetin e Elbasanit traditën e teatrove.