Thursday , December 8 2016

Elbasan, mblidhet shoqata e gjuetarëve të Shqipërisë.

Gjuetarë nga i gjithë vendi janë mbledhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, për të diskutuar rreth anës ligjore te moratiorumit të dytë të gjuetisë. Ky moratorium është dërguar në gjykatën Kushtetuese, por nga ana tjetër gjuetarët duan një bashkëpunim edhe me strukturat shtetërore. Sipas tyre, gjuetia duhet hapur dhe mjafton të vendosen ligje të forta për të kontrolluar edhe gjuetinë e paligjshme.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe presidenti i shoqatës kombëtare të gjuetarëve të Shqipërisë, Themi Perri, i cili e vuri theksin tek ndryshimi i këtij ligji. Sipas Perrit nuk duhet të ketë një moratorium të këtij niveli, por gjuetia të lejohet dhe të vendosen ligje të forta për ata që thyejnë rregullat. Edhe pse ka më shumë se dy vite që është vendosur moratoriumi i gjuetisë dhe është shtyrë edhe për pesë vite të tjera, sërish ka raste kur bëhet gjueti fshehtas dhe pa kriter nga abuzuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *