Tuesday , December 6 2016

Elbasan/ Mësuesit luajnë domino në orën e mësimit

Mësuesit e shkollës “Themistokli Kaçi”, në Trepsenisht të Elbasanit braktisin orën e mësimit për të luajtur domino.

Nxënësit  e klasës së gjashtë dhe shtatë shprehen që janë në orën e fiskulturës dhe janë duke pritur që mësuesi i tyre të mbarojë lojën e dominos.

Ky mësues jep lëndën e Gjuhës shqipe, por jep njëkohësisht edhe orën e Fiskulturës.

Sipas tyre po i njëjti mësues nuk e zhvillon orën e Gjuhës shqipe , madje ata nuk dinë të shtjellojnë as foljen “punoj”.

“Në orën e gjuhës rrimë rehat, qeshim , jemi të gjithë tap- topi. Mësuesi vjen në klasë dhe thotë hapni librin, shikoni librin dhe kjo është ora e gjuhës shqipe për ne. Mjafton të lexojmë librin dhe na vendos të gjithve notën 10-të”.- kështu shprehen para kamerave të emisionit “Fiks Fare” nxënësit e shkollës “Themistokli Koçi”, në Trepsenisht të Elbasanit.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare hyjnë në ambjentet e shkollës dhe përballen me agresivitetin e mësuesve duke mos i lejuar të vazhdojnë më tej investigimin e tyre.Përgjegjësi i kësaj shkolle shtynë me forcë gazetaren e emisionit duke e larguar sëbashku me grupin e xhirimit jashtë ambjenteve të shkollës. Përgjegjësit të shkollës “Themistokli Koçi”, i kërkohet orari mësimor për të verifikuar atë ç’ka thonë nxënësit por ai përgjigjet që nuk do t’ja u jap.

Në një prononcim për emisionin Fiks Fare drejtoresha e kësaj shkolle, Lindita Kalemi shprehet se nuk është në dijeni të situatës dhe se ajo do të kryejë inspektimet e saj dhe më pas do të veprojë në bazë të asaj ç’ka do të konstatojë. Drejtoresha thotë se në këto shkollë ajo ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme dhe kjo situatë i duket e pamundur. Lindita Kalemi mban postin e drejtoreshës prej dy vitesh dhe në të gjithë këtë hapsirë kohore ajo nuk mundi t’i konstatojë këto parregullsi gjatë kontrrolleve të realizuara prej saj, gjë që emisioni Fiks Fare e arriti në vetëm brenda 1 ore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *