Thursday , December 8 2016

Elbasan/ Ndalohet 56-vjeçari, autori i tre vjedhjeve

Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit:

  • F. L., 56 vjeç, banues në Elbasan

Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi  më datë 15.09.2016 dyshohet ti ketë vjedhur  shtetases A.S,  37 vjeçe  kartën e bankës  së  bashku me kodin pin  dhe  nëpërmjet kartës dyshohet ti ketë vjedhur një sasi lekësh prej 33.000 Lekë.

Policia,  bëri sekuestrimin e kartës së bankës në cilësinë e provës materiale.

Më datë 25.08.2015, në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit K.S,  54 vjeç.

Më datë 16.08.2015, në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.S, 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni  134  i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *