Monday , December 16 2019
Loading...

Elbasan/ Në radhë për vaksinën, fluksin e ka shtuar frika nga gripi i derrave

Situata e krijuar një vit më parë nga një virus i rëndë i gripit, i quajtur gripi i derrit, prej komplikacioneve të të cilit disa persona humbën jetën, ka shtuar panikun te popullata. Nisja e vaksinimit ka krijuar dyndje në qendrat shëndetësore ndërsa mjekët theksojnë rëndësinë e vaksinimit dhe personat e riskuar.

Të sëmurët kronikë dhe fëmijët e shkollave dhe kopshteve janë të detyruar të vaksinohen pasi komplikacionet që mund të shkaktojë gripi mund të jenë të rënda. Një vit më parë në Shqipëria qarkulloi virusi AH1N1 i cili në format e rënduara të tij preku mushkëritë duke shkaktuar pneumoni të rëndë dhe pneumoni akute.