Thursday , August 17 2017

ELBASAN/ NGA UJI ME KOSTO TË LIRË E DERI TEK IMPIANTI FOTOVOLTAIK, JA VENDIMET E PARLAMENTIT TË QYTETIT (VIDEO)

Mbledhja e këshillit bashkiak Elbasan, ka filluar me betimin e këshilltarit më të ri Sokol Sinani i partisë Demokracia Sociale i cili zevëndëson Gani Hida. Gjithashtu në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak janë miratuar një sërë pikash në rend të ditës, mes të cilave edhe miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i të ardhurave të Bashkisë, fondi i kushtëzuar si edhe dhënia e pagesave për personat me aftësi të kufizuara për muajin prill. Këshillit Bashkiak miratuar edhe kërkesën e Shoqërisë “ E. Dandes” e cila konsiston në ngritjen e pesë pikave të ndryshme në qytet me qëllim ofrimin e një shërbimi të ri të furnizimit dhe shitjes së ujit të pijshëm natyral dhe të gazuar për qytetarët i cili dot ë ketë një kosto të ulët me një afat 20 vjecar me të drejtë rinovimi. Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini e ka cilësuar këtë projekt risi sociale që do tu mundësojë qytetarëve ujë të pijshëm me kosto të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: