Sunday , December 4 2016
xibrak

Elbasan/ Nis rikonstruksioni i rrugës së shembur në Xibrakë. Ja kur do të mbarojë

U bënë gati 10 muaj tashmë që aksi Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Xibrakë ishte bërë burim aksidentesh për automjetet dhe makthi i shoferave.

Mesa duket ky makth është drejt fundit pasi tenderi ka përfunduar dhe firma fituese prej disa ditësh ka nisur punimet. Sipas Inxhiniereve projekti për rehabilitimin e kësaj pjese rruge pritet të përfundojë në janar 2017.

Gjatësia e segmentit të dëmtuar është afro 61 m dhe kosto e përllogaritur për rikonstruksionin e saj është afro 61.3 milionë lekë.

Në janar, deputeti i zonës Taulant Balla paditi në prokurori ish-ministrin Genc Pollo, si përgjegjës për dëmtimin e rrugës në Xibrakë, pasi sipas tij kishte lejuar shtrimin e fibrës optike duke sjellë probleme në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *