Thursday , December 8 2016

Elbasan/ Përplasen dy makina pranë pedagogjikes. Dëmtohen lehtë dy persona

Ditën e sotme ka ndodhur një përplasje e lehtë automjetesh. Shtetasi L. M rreth 30vjeç, banues në Elbasan , duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa AA 855 BE në Lagjen “Emin Matraxhiu” në afërsi të Pedagogjikes është përplasur me mjetin me targa AA 264 LM drejtuar nga shtetasi M. M rreth 21 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy shtetas të cilët kanë qenë pasagjer në mjet. Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *