Friday , June 23 2017

Elbasan/ Plas grushti në volejboll, policia braktis ndeshjen

Ndeshja e volejbollit të meshkujve midis Elbasanit dhe Farka Volejt ka degjeneruar në grushte.
Në sfidën e zhvilluar dje në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, lojtarë të të dyja skuadrave kanë nisur një sherr masiv midis tyre, duke mos kursyer edhe grushtet, njofton elbasani plus.
Për këtë arsye gjyqtari ka pezulluar takimin, por nuk e ka rinisur më atë, meqënëse mungonin forcat e rendit.
Më kot kanë pritur për afro 20 minuta mbërritjen e uniformave blu dhe në fund kanë vendosur që të mbyllin sfidën, me Elbasanin që e humb 0 me 3 në tavolinë./elbasani plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: