Sunday , November 19 2017

Elbasan/ Po kalonte rrugën, këmbësorja përplaset nga një automjet

Një aksident me pasoje plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur para pak çastesh. Sipas raportimeve të para, gruaja është aksidentuar nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur mëngjes e të hënës, në rrugën Elbasan-Metalurgjik. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e aksidentit.

E plagosura është dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekesore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2017 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji mjeti tip “Nissan” me targa Italiane ET 437 FJ drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore. Shtetasja A.M., 48 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: