Saturday , December 3 2016

Elbasan/ Policia arreston 28 vjeçarin për dëshmi të rreme

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 28 vjeç, banues në Librazhd.

Ky i fundit është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi, dyshohet të ketë ndryshuar deklarimet e dhëna më datë 25.02.2016.

E.D., i cili punon si zjarrfikës në Librazhd ka deklaruar se shtetasi A.M, dyshohet ta ketë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e detyrës si zjarrfikës.

Ndërkohë  që gjatë ditës së djeshme para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka deklaruar të kundërtën duke hedhur poshtë dëshminë e një ditë me parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dëshmia e Rreme” parashikuar nga neni 306 i Kodit Penal. /Citynews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *