Saturday , December 10 2016
14947402_905128539623256_5491635354497477707_n

Elbasan/ “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” me ambiente bashkëkohore (Foto)

Me anë të ndihmës së fondit të të sëmurëve dhe koordinimin e Myftinisë Elbasan, u bë i mundur realizimi me sukses i projektit të restaurimit dhe arredimit të përgjithshëm të “Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta”, qendër kjo që i shërben fëmijëve me nevoja të veçanta, të moshës nga 7-14 vjeç.

14915471_905128826289894_572093049798860060_n 14955764_905128776289899_153601362423364845_n 14705760_905128746289902_1452580813816061547_n
Qendra ndodhet në lagjen Visarion Xhuvani me sipërfaqe të konsiderueshme prej 500 m2, ambient ky i dhuruar nga Bashkia Elbasan për personat, e sidomos fëmijët, me nevoja të veçanta.

Fëmijë të tillë kanë nevojë për hapësirë dhe vëmendje të madhe nga ana e stafit, por edhe prindërve, të cilët të vetëm e kanë shumë të vështirë të merren  me fëmijë që kanë nevoja të ndryshme nga fëmijët e tjerë.

14925592_905128716289905_8346891082091559993_n 14925360_905128696289907_9116353544060358758_n 14915225_905128656289911_7505508778903762370_n

Qendra ka një staf të mrekullueshëm, të cilët janë shumë të aftë në punën e tyre me këta fëmijë, fëmijë të cilët kanë shumë nevojë për një kujdes të veçantë për t’u ndier pjesë integruese e shoqërisë ku jetojnë.

14915673_905128622956581_7340720059614553547_n 14639871_905128579623252_2376429037171036778_n

Përpjekjet dhe ndërhyrjet për të mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë të organizuar fëmijët me aftësi të kufizuara kanë qenë dhe janë të shumta,
ndaj edhe “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta”, po kryen një punë të palodhshme që këta fëmijë të ndihen mirë, dhe të mos ndihen ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

14591857_905128556289921_1923543572934790524_n 14947402_905128539623256_5491635354497477707_n 14705790_905128516289925_8064854111469256605_n

“Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta”, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me Myftininë Elbasan, ofron kushte, ambiente moderne dhe të favorshme për edukimin dhe trajtimin e këtyre fëmijëve, sipas standardeve bashkëkohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *