Saturday , December 3 2016

Elbasan/ Rama prezanton parkun më të ri në qytet (Foto)

Kryeministri Edi Rama postoi disa foto nga qyteti i Elbasanit, aty ku dikur ndodhej fusha e plehrave.

“Elbasan – Fusha e vjetër e plehrave në qytet, tanimë një park i ri,” shkruan Rama.

Ky postim vjen në kohën kur presidenti e ka rikthyer në Kuvend ligjin për mbetjet.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka hapur një debat të ri për këtë ligj pas kthimit në Kuvend dhe pas reagimeve të shumta në opinionin publik.

Edhe pse ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk iu është shmangur pyetjeve që ka marrë nga Radio e Jashtme e Kinës për situatën politike në vend dhe lëvizjen më të fundit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për të kthyer për rishqyrtim ligjin e mbetjeve.

“Do të na duhet të lexojmë me vëmendje argumentet e Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht duhet të kemi në konsideratë se ky ligj që ka shkaktuar një ndjeshmëri të gjerë për shkak të çështjes që ka sensibilizuar prej kohësh opinionin publik dhe shoqërinë civile, duhet të na ndihmojë për ta forcuar dialogun më tej me shoqërinë civile në interes të publikut të gjerë…”, -tha Meta.

Ligji kaloi herën e parë me vetëm 63 vota dhe ambientalistët shpresojnë se këtë herë nuk do bëhen 71 votat e nevojshme.

  elbasan elbasan-1 elbasan-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *