Elbasan/ I riu dërgohet i vdekur në spital. Nuk dihen shkaqet - ElbasaniPlus
Friday , March 24 2017

Elbasan/ I riu dërgohet i vdekur në spital. Nuk dihen shkaqet

Një djalë i ri në Elbasan, është dërguar i vdekur në spital. Gjatë ditës së djeshme në urgjencën e spitalit Elbasan, është dërguar nga familjarët i vdekur 29- vjeçari G.B., banues në Elbasan.

Familjarët e kanë pikasur pa ndjenja të riun dhe duke tentuar që t’i vijnë në ndihmë e kanë çuar në spital, por mjekët kanë deklaruar vdekjen e tij.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenjë dhune dhe as dëmtime, ndërsa pritet ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në vdekjen e ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: