Sunday , December 11 2016

Elbasan, “rinovohet” tabela orientuese e Bazilikës në qendër të qytetit

Tabela orientuese pranë rrapit të Bezistanit dhe Bazilikës Paleokristiane të zbuluar në vitin 2007 në qendër të qytetit, është rikonstruktuar dhe e bërë më e qartë për vizitorët vendas dhe të huaj që vizitonin këtë vend.

Para disa kohësh elbasaniplus ngriti shqetësim pasi kjo tabelë ishte shkatërruar nga persona të papërgjegjshëm. Megjithatë, para pak ditësh është vënë një tjetër tabelë që tregon më së mirë edhe mozaikët që përmban kjo Bazilikë e shek V.

Informacionet rreth kësaj bazilike janë në dy gjuhë, atë shqipe dhe angleze, për t’u dhënë mundësinë të marrin informacion edhe turistët e huaj. Bazilika në qendër të qytetit është shpallur monument kulture e kategorisë së I në vitin 2009

tabela-bazilikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *