Sunday , December 4 2016

Elbasan/ Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike, arrestohen katër persona. Emrat

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”, 2 automjete dhe 8 telefona celularë

Malvin Kamberi, 27 vjeç, banues në Tiranë
Julian Laçi, 29 vjeç, banues në Tiranë
Nazmi Sylejmani, 51 vjeç banues në Prishtinë Kosovë
Robert Haderi, 51 vjeç banues në Tiranë
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në fshatin Bradashesh gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Ø 31 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Ø Dy automjete

Ø Tetë telefona celularë të markave të ndryshme

Këta persona dyshohen se kanë transportuar lëndën narkotike nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

14885734_10153979617475222_1365921572_n 14881471_10153979616760222_1574287003_o 14876035_10153979616720222_1624601912_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *