Monday , October 22 2018
Loading...

Elbasan/ Shkakton aksident dhe plagoset, 24 vjeçari arratiset nga spitali

Një 24 vjeçar nga qyteti i vogël i Cërriku ka shkaktuar aksident me një motor pa targa. Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin “Papër, Elbasan, se i riu ishte duke drejtuar motoçikletën pa targa, ndërkohë që ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një kamion me targë AA 924 IH, me drejtues shtetasin L.Gj., 37 vjeç,  banues në Durrës.

Si pasojë e kësaj përplasjeje është lënduar lehtë drejtusi i motorit, I cili është dërguar për mjekimin në spitalin e Elbasanit, por pasi ka marrë mjekimin  e duhur 24 vjeçari D.K. banues në Cërrik, është larguar pa u vënë re nga ambientet e spitalit. Policia po punon për kapjen e tij.

Ndërkohë materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Po ashtu edhe për  “Largim nga vendi i aksidentit”.