Sunday , December 11 2016
jo-djegies-se-plehrave

Elbasan, shoqeria civile dhe opozita tubim kundër ngritjes së inceleratorit të mbetjeve

Grupimi “Të Rinjtë Kundër Ndotjes” së bashku me intelektualë të qytetit të Elbasanit dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile, organizuan një takim në lidhje me impiantin e plehrave që do të ndërtohet në Elbasan.
Kësaj nisme iu bashkua edhe opozita elbasanase së bashku me deputetët e saj, Luçiano Boçi dhe Arbjola Halimi si dhe Edmond Spaho, nën kryetari i PD së Shqipërisë.
Kreu i demokratëve Elbasan, Aurel Bylykbashi deklaroi se forca që ai drejton do të mbështesë fuqishëm nismën e këtyre të rinjve, nismë e cila është realisht në dobi të të gjithë qytetatëve.
Për të kundërshtuar ngritjen e inceleratorit, ditën e shtunë opozita dhe grupimi i të rinjve që kundërshtojnë këtë impiant, do të organizojnë një protestë paqësore pranë prefekturës.
Z. Spaho deklaroi se ligji i mbetjeve i hapi rrugë këtij landfilli dhe tashmë rrezikon që në Elbasan të ndërtohet një kombinat i ri metalurgjik që është sigurisht kancer për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *