Saturday , December 3 2016
policia-elbasan-arena

Elbasan/ Siguria ekstreme ka zbehur festën e tifozëve

Makina të blinduara, makina ujëhedhëse, forca të shumta të shërbimeve sekrete të ardhura nga Izraeli dhe policë të armatosur rëndë sheh kudo në afërsi të Elbasan Arena.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme janë ushtruar kontrolle në pallatet dhe banesat në afërsi të stadiumit.

Stadiumi kontrollohet nga forca të shumta të sigurisë së ardhur nga Izraeli të cilët kontrollojnë çdo detaj. Kontrolle të imtësishta ka pasur edhe përreth stadiumit, kryesisht kundrejt automjeteve të dyshuara.

Ndërkohë që masat e sigurisë janë të rrepta dhe sa vjen e përforcohen, atmosfera në qytet është shumë e vakët.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera të luajtura në “Elbasan Arena”, ku moti i keq nuk i pengonte tifozët të mbështesnin Shqipërinë, ndryshe po ndodh në përballjen me Izraelin.

 

Atmosfera në rrugë është si në një ditë normale, syri të shikon vetëm disa ambulantë përgjatë bulevardit kryesor që shesin simbole të ekipit kombëtar Shqiptar.

Në afërsi të stadiumit nuk është e vështirë të shikosh policë të armatosur deri në dhëmbë dhe makina të blinduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *