Saturday , December 3 2016

Elbasan stoik, barazim mes vuajtjesh në Ballsh

Bylisi – Elbasani 0 – 0

Elbasani rikthehet tek rezultati pozitiv pas humbjes me Lushnjen, teksa ka marrë një barazim pa gola mes shumë vuajtjesh në Ballsh përballë Bylist vendas.

Duke parë transferten e vështirë me ekipin mallakastriot që synon Superioren, barazimi 0 me 0 konsiderohet si një rezultat i favorshëm për elbasanasit.

Megjithatë, kur janë luajtur pesë javë kampionat, verdheblutë kanë koleksionuar vetëm pesë pikë, shumë larg pritshmërive të fillim sezonin,transmeton elbasaniplus.

Javën e ardhshme skuadra e Elbasanit do të luajë derbin me Sopotin në “Elbasan Arena”, me librazhdasit që mbajnë vendin e fundit në klasifikim. Tri pikët janë objektivi i vetëm i elbasanasve, pasi në të kundërt kompromentohen pozitat në klasifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *