Tuesday , December 11 2018
Loading...

Elbasan/Urdhër mbrojtjeje për 68 vjeçarin. Dhunohej nga djali

Dhuna që ushtrote djali ndaj një të moshuari ka detyruar këtë të fundit që të kërkojë urdhër mbrojtjeje në polici. Sipas njoftimit të policisë, kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme është plotësuar menjëhere.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.05.2018, u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Q.SH vjeç 68, pasi djali, shtetasi T.SH, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006  “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.