Sunday , December 4 2016

Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, në pranga 47-vjeçari

Nuk ndalen rastet e dhunës në familje. Policia e Elbasanit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në prangat e bluve të qytetit të Elbasanit ka rënë D. L., banues në Elbasan.

Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë, pasi 47-vjeçari dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në banesë ndaj bashkëshortes së tij shtetases me inicialet G.L.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *