Sunday , December 11 2016

Elbasan/ Vjedh energjinë elektrike, arrestohet 54-vjeçari

Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P.,  54 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, punonjësit e OSHEE-së  kanë konstatuar dëmtim të vulave të aparatit matës të energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni  137  i Kodit Penal. /Citynews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *