Monday , August 21 2017

Elbasan/ Zjarr në Krastë, digjen pishat. Banorët në panik

Vatra të shumta zjarri janë përhapur në të gjithë vendin ndërsa së fundmi flakët kanë shpërthyer në një kodër me pisha në Elbasan. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka djegur pishat e zonës.

Zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar panik tek banorët që janë rreth vendit ku ra zjarri, nga frika se mbërrin deri në afërsi të tyre.

Ata kane njoftuar policine dhe forcat zjarrefikese per te ndihmuar per shuarjen e flakeve dhe izolimin e vatres se zjarrit. vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikset dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: