Elbasan/5 autobuzë me kosovarë në qendër të qytetit. - ElbasaniPlus
Monday , February 27 2017

Elbasan/5 autobuzë me kosovarë në qendër të qytetit.

Elbasani vazhdon të jetë një ndër qytet më të preferuara për turistët. Në qendër të qytetit çdo ditë ndalojnë autobuzë me turistë nga vende të ndryshme.

Edhe sot në sheshin Gencer kishin ndaluar 5 autobuzë me targa të Kosovës. Turistët e ardhur nga Kosova apo edhe nga vende të tjera shprehen të kënaqur me Elbasanin, i cili ofron një larmi vendesh për tu vizituar. Kalaja e Elbasanit është një ndër monumentet që tërheq më së shumti turistët, por edhe xhamia “Mbret” dhe objekte të tjera historike dhe kulturore nuk ngelen më pas.

Gjithnjë e më shumë Elbasani po kthehet në një vend atraktiv jo vetëm për turistët vendas, por edhe për ata të huaj. Mungesa e Guidave turistike krijon jo pak problem për të gjithë ata që vizitojnë Elbasanin dhe dëshirojnë të njihen me historinë dhe traditën shumë vjecare të Qytetit.

5-autobuze 5-autobuze1 5-autobuze2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: