Tuesday , December 6 2016
50 euro el+

Elbasan/Arrestohen 2 shtetas. Iu gjet një kartmonedhë 50 euroshe fallco.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Kartmonedha”

Sekuestrohet një kartmonedhë 50 Euro false dhe automjeti

Kapen dhe ndalohen nga policia dy shtetas për  “Falsifikim të monedhave”

Specialistët  e Sektorit për Krimin  Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan bënë ndalimin e një 34 vjeçari, banues në Elbasan dhe një 44 vjeçari, gjithashtu banues në Elbasan

Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi  kanë shkuar në një karburant në fshatin Mengël, kanë furnizuar me karburant mjetin dhe pagesën dyshohet ta kenë kryer me një kartmonedhë të prerjes 50 Euro false.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Kartmonedhën 50 Euro False

Automjetin

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar  nga  neni 183/2  i Kodit Penal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *