Saturday , December 10 2016
tmp_30871-img-20161102-wa00032024757264

Elbasan/Arrestohen 3 të rinj. Po transportonin lëndë narkotike.

 

Elbasan

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A B, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë

B H, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë

G B, 23 vjeç, banues në fshatin Skëndërbej Prrenjas

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Lizës” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa TR 2329 P drejtuar nga shtetasi B H, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 700 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Gjithashtu shtetasi G B ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal më datë 16.05.2016 ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”,për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, “Prishje e qetesise publike” , parashikuar nga nenet 283/1, 278/4 dhe 274 të Kodit Penal

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Lëndën narkotike të dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Automjetin tip “Benz” me targa TR 2329 P

Dy aparate celularë të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

# # #

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *