Tuesday , December 6 2016

Elbasan/Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar, kishte me vete kokainë dhe kannabis.

Specialistët e Sektorit Kuindër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të një 21 vjeçari,  banues në  Elbasan.

Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë, gajtë ditës së djeshme pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Suzuku” me targa  AA 766 MY dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokainë dhe  lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *