Monday , December 5 2016

Elbasan/Arrestohet në flagrancë një shtetas, tentoi t’i jepte para policit.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • M B, 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës

Ky shtetas u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin  Kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga  nenet 244 dhe 180 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *