Monday , April 23 2018

Elbasan/Arrestohet një 30-vjeçar. Kreu mbi 5 vjedhje brenda një muaji.

Dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh në Elbasan

Kapet dhe arrestohet nga policia autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, nga informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i një pune të mirëorganizuar, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ø A H, 30 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 06.12.2016 në Lagjen “Skëndërbej” dyshohet të ketë vjedhur disa sende në banesën e shtetasit M.B, 59 vjeç. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, një biçikletë, një palë pinca si dhe disa çelësa

Më datë 02.12.2016 në Lagjen “Shënkoll” dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.C, 59 vjeç.

Më datë 17.11.2016 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit V.D, 62 vjeç, në Lagjen “28 Nëntori” dyshohet ti ketë vjedhur 40.000 lekë shtetasit A.SH, 65 vjeç.

Më datë 26.11.2016 në Lagjen “5 Maji” dyshohet të ketë vjedhur lokalin e shtetaist Q.Ç, 61 vjeç.

Më datë 12.11.2016 në fshatin Tregan dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.B, 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: