Friday , December 13 2019
Loading...

Elbasanasit solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, Llatja: Kemi menduar edhe…

Në këtë moment solidariteti ku i gjithë vendi është bërë një dhe bashkë në kauzën “Shqipëria Solidare”, elbasanasait janë treguar zemërgjerë, duke bërë të mundur mbledhjen e shumë ndihmave, të cilat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i tmerrshëm, nga ku u humbën shumë jetë njerëzish. Që prej thirrjes së parë të bashkisë Elbasan, janë bërë të mundura dërgesat në Durrës dhe Tiranë, konkretisht ushqime, ujë, mbulesa, ngrohje, e të tjera në ndihmë të familjeve dhe qytetarëve në nevojë të prekur.

Edhe kreu i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate se solidariteti i elbasanasve është i madh, ndihmat ende vazhdojnë të vijnë, ndërsa bën me dije se të prekurit nga kjo tragjedi kanë nevojë edhe për ndihmë psikologjike. Për këtë arsye, thekson Llatja, bashkia Elbasan ka bërë të mundur përgatijen e 30 psikologëve dhe sociologëve që do t’u vijnë në ndihmë në kampe dhe sheshe familjarëve që ende dridhen nga tërmeti.

Ndërsa vetë qytetarët dhe bizneset që janë bërë pjesë e dhurimeve shprehen të prekur, të cilët që janë të gatshëm jo vetëm të ndihmojnë me aq sa munden, por do të hapin edhe dyert për të pritur të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Bashkia Elbasan është angazhuar për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, të prekur nga dëmet që shkaktoi tërmeti i fuqishëm. Ndërsa po vijon të mbledhë dhe të shpërndajë ndihma në ushqime dhe rroba për të prekurit nga tërmeti.

elbasani news