Saturday , December 10 2016

Elbasanasja përfitonte kredi me dokumenta false. Arrestohet

Finalizohet në Tiranë operacioni “Përfituesi”, ku janë arrestuar në flagrancë dy shtetas që  falsifikonin kartat e identitetit për të përfituar kredi. Në pranga kanë rënë shtetasit  Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe M. D., 23 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar disa Dokumente Identiteti, ku me anë të këtij falsifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar. Kredi të cilat shkojnë në  shumën monetare prej 700.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: dokumente për aplikim kredie disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm dhe dy aparate telefonik celular. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *