Tuesday , December 6 2016

Elbasan/Hap dyert Qendra Shqiptare Për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta

Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta ka hapur dyert për 14 fëmijët e parë. Godina e cila do të jetë multi funksionale i është nën shtruar një rikonstruksioni total ku tashmë janë krijuar kushtet e përshtatshme për trajtimin e fëmijëve me nevoja të vecanta. Po ashtu këta persona do të kenë në dispozicion një staf të kualifikuar sipas nevojave që kanë.Drejtoresha e kësaj qendre Fatma Spahiu tha për Elbasani Plus se hapja e qendrës është një hap pozitiv për tu ardhur në ndihme ketyre fëmijëve. Sinkron Drejtuesit e qendrës kanë zhvilluar një takim me prindërit, ku u kanë kërkuar mbështetje në mënyrë që kjo qendër bashkohore të jetë sa më funksionale. Është hera e parë që në Elbasan hapet një qendër e tillë multi funksionale për fëmijët me nevoja të vecanta.

2 Komente

  1. prsh keni ndonje kontakt me kete qendren ae eshte hapur ju lutem flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *